Mustafa: Tërmetet nuk mund të parashikohen

Drejtori i Institutit Sizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa, ka folur në lidhje me fuqinë dhe krijimin e tërmeteve pas atij që ndodhi mëngjesin e sotëm në Turqi, ku u regjistruan mbi dymijë e 300 viktima.

Mustafa, në një intervistë për Info Magazinë, ka thënë se tërmeti i sotëm ka lëvizur gjithë koren e tokës.

“Një termet i kësaj fuqie ka lëvizur tërë koren e tokës, pa marrë parasysh së në çfarë distance gjendet, sepse në një termet me këtë fuqi, rrezja shkon deri në tremijë kilometra që regjistrohen nga sizmometrat”, është shprehur Mustafa, njofton Klankosova.tv

Sipas Mustafës, pasgoditjet e tërmetit nuk duhet të injorohen sepse ato mund t’i shkatërrojnë ndërtesat që janë lëkundur.

Sizmologu u shpreh se tërmetet nuk mund të parashikohen.

“Nuk ka pajisje që mund të parashikohen. Në fillim bëhet monitorimi i ngjarjeve sizmike, pastaj janë disa parametra të tjerë që në ato zona mund të pritet një tërmet me shkallë të lartë tërmetesh”, ka shtuar Mustafa.

Go to TOP