Haradinaj: Kurti të informojë opinionin se për çka është dakorduar mbrëmë në orët e vona me Lajçakun
Ish deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka komentuar darken e mbrëmshme të kryeministrit Kurti me emisarin Miroslav Lajçak.
Haradinaj ka thënë se Kurti do të duhej të sqarojë opinionin në Kosovë për darkën e zhvilluar mbrëmë në orët e vona se për çka u dakorduan.
“Shpresoj që Albini do e sqarojë opinonin në Kosovë për darkën e zhvilluar mbrëmë në orët e vona se për çka u dakorduan! A janë pajtuar për zbatimin e atyre marrëveshjeve që i kundërshtoi deri sa erdhi në pushtet!?
Është e padrejtë që opinioni të informohet nga negociatori e jo nga Albini.
Marrëveshjet e natës nuk e di nëse sjellin dobi për vendin. Shpresoj që ky mengjes do jetë reflektues për ty dhe për përgjegjësitë që i ke!, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj.
