Martin Berishaj thotë se nuk e njeh kryeministrin e Sllovenisë dhe asnjëherë nuk e ka takuar

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, po thotë se nuk e njeh kryeministrin e Sllovenisë, Robert Golob.

Sipas tij, ai kurrë nuk e ka takuar dhe asnjëherë nuk ka pasur kontakt me të, duke i cilësuar raportimet ndaj tij si lajme të rrejshme.

”Kryeministrin e Republikës së Sllovenisë, z. Robert Golob nuk e njoh, kurre nuk e kam takuar në jetën time dhe nuk kam qenë kurrë në kontakt me të, kështu që pavarësisht asaj se sa herë do ta ricikloni lajmin e rrejshëm, ai vetem lajm i rrejshëm mbetet!”. /Kosova.info/

Go to TOP