Hoti: Të ndahet fondi emergjent

Sot, me bashkëpunëtorë vizituam disa familje dhe biznese në Skenderaj që u dëmtuan nga vërshimet e fundit. Për fat të mirë nuk kishte dëme në njerëz, por ka qindra shtëpi që janë të pa banueshme, ka shkruar Hoti në profilin e tij në facebook.

“Duhet ndihmë urgjente për këto familje për të riparuar dëmet në shtëpitë e tyre.

Pres që niveli qendror të ndajë sa më parë një fond emergjent, ku secilës familje i ndihmohet me një shumë fikse për blerjen e pajisjeve elementare shtëpiake dhe për meremetinet e nevojshme, në mënyrë që të kthehen sa më parë në shtëpitë e tyre. Në ndërkohë mund të bëhet vlerësimi i dëmëve, si në shtëpi ashtu edhe në biznese.

Ndihma duhet urgjent”, ka shkruar ai. /Kosova.info./

Go to TOP