Vidhen tetë laptop nga një shkollë në Shtime
Tetë laptop janë vjedhur nga një shkollë fillore në fshatin Carralevë në Shtime.
Rastin në Polici e ka raportuar drejtoresha e kësaj shkolle.
“Fsh. Carralevë, Shtime 20.01.2023 – 08:28. Ankuesja femër kosovare drejtoreshë e shkollës fillore ka raportuar se person-a të panjohur, nga kabineti i biologjisë kanë vjedhur 8 (tetë) llaptop. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë.
