Miftaraj alarmon: Niveli i koeficientit po caktohet nga afërsia e zyrtarëve publikë me shefin
Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka alarmuar se Ligji për Paga nuk do të zbatohet drejtë.
Ai ka bërë me dije se procesi i kategorizimit të zyrtarëve publikë para zbatimin të Ligjit për Pagra po karakterizohet me padrejtësi të mëdha.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se deri me tani IKD ka pranuar dhjetëra ankesa të zyrtarëve publikë lidhur më këtë çështje.
Sipas tij, niveli i koeficientit po përcaktohet nga lidhjet e zyrtareve me shefat e tyre.
“Me 5 shkurt 2023 hyn ne fuqi Ligji per Pagat. Institucionet publike, agjencite e pavarura jane duke i derguar listat e pagave ne Ministrine e Puneve te Brendshme dhe Administrate Publike per secilin zyrtar publik. Shtojca (Katalogu) i pozitave te zyrtareve publik sipas Ligjit per Paga ka bere kategorizimin e pozitave, ku per secilen pozite eshte percaktuar edhe koeficienti. IKD deri me sot kemi pranuar me dhjetera ankesa nga zyrtaret publik, me theks te vecante nga agjencite e pavarura dhe institucionet kushtetuese, ku caktimi i zyrtareve publik nuk po caktohet sipas shtojces/katalogut por eshte shenderruar ne fontane deshirash, ku varesisht se sa je afer shefit ose lidhjeve qe ke me shefin edhe koeficienti rritet”, ka shkruar Miftaraj.
Ai ka kërkua transparencë për këtë proces.
“Ministria e Puneve te Brendshme duhet te jete vigjilente dhe te shqyrtoj me kujdes listat e pranuara ne menyre qe ligji per Pagat te zbatohet drejte, dhe te mos kete diskriminim te zyrtareve publik. Sikurse, ne menyre qe ky proces te jete jete transparent do te ishte e mireseardhur qe listat e pranuara nga institucionet publike te jene te hapura per publikun ne menyre qe te demaskohen zyrtaret e larte publik qe me para publike tentojne te akomodojne interesat e nje grupi te vogel te miqve te tyre te afërte. Transparenca dhe llogaridhenia sigurojne qe ligji per pagat te zbatohet ne menyre te drejte dhe evitojne mundesine e trajtimit te pabarabarte dhe eliminojne diskriminimin”, ka shkruar Miftaraj.
