Serbia do të dërgojë ndihma humanitare në Ukrainë për të mbështetur sistemin elektrik
Qeveria e Serbisë ka bërë të ditur se do të dërgojë ndihmë humanitare në Ukrainë për të mbështetur rrjetin elektrik të vendit.
“Qeveria e Serbisë ka vendosur të dërgojë ndihma humanitare në pajisje prioritare në Ukrainë për të mbështetur sistemin elektrik të vendit”, thuhet në deklaratën e qeverisë serbe, shkruan Aljazeera.
Kujtojmë se Serbia është kritikuar në vazhdimësi nga Perëndimi pasi nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të luftës së Moskës kundër Ukrainës.
