Forcat izraelite vran dy palestinezë në një bastisje në Bregun Perëndimor
Dy persona u vranë në një bastisje të forcave izraelite në qytetin e pushtuar të Jeninit në Bregun Perëndimor, njoftoi Ministria e Shëndetësisë palestineze.
Siç raportohet, ushtria izraelite vrau një mësues dhe një person të armatosur, raporton Reuters.
Grupi i Xhihadit Islamik Palestinez e ka identifikuar të armatosurin si një nga anëtarët e tij.
Ushtria izraelite tha se forcat e saj u vunë nën zjarr të fortë nga persona të armatosur palestinezë gjatë një operacioni antiterrorist në Jenin sot, të cilit ata iu përgjigjën.
Ata shtojnë se në sulm është plagosur një ushtar.
Dhuna në Bregun Perëndimor është rritur gjatë vitit të kaluar dhe sipas Kombeve të Bashkuara, numri i njerëzve të vrarë në bastisje është më i larti që nga viti 2005.
Të paktën 17 palestinezë, përfshirë militantë dhe civilë, janë vrarë nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor që nga 1 janari i këtij viti.
