Së paku 17 të vdekur, përfshirë një ministër, nga rrëzimi i helikopterit në Ukrainë

Të paktën 17 persona kanë humbur jetën, përfshirë ministrin e Brendshëm të Ukrainës dhe dy fëmijë, pas përplasjes së një helikopteri pranë një kopshti të fëmiljëve në periferi të Kievit, të mërkurën.

Sipas Ihor Klymenkos, shef i Policisë Kombëtare të Ukrainës, nëntë nga viktimat ishin në bordin e helikopterit.

Shkaku i incidentit nuk dihet ende.

Ai ndodhi në kohën kur forcat ruse vazhdojnë përpjekjet e tyre sulmuese në qytetin e Bahmutit, në rajonin lindor të Donjeckut.

Kievi, ndëkohë, u kërkoi përsëri aleatëve të tij perëndimorë që të përshpejtonin miratimin e dërgimit të armatimit më të avancuar, duke përfshirë tanke moderne.

Ministri i Brendshëm ukrainas, Denys Monastyrsky, ishte një nga tetë personat në helikopter. Zëvendësi i tij, Yevgeniy Yenin, dhe sekretari i shtetit, Yurii Lubkovych, gjithashtu humbën jetën në incident.

Bëhet e ditur se janë edhe 22 persona të plagosur, mes tyre 10 fëmijë.

Guvernatori rajonal i Kievit, Oleksiy Kuleba, tha se “në momentin e tragjedisë kanë qenë të pranishëm fëmijë dhe punonjës të kopshtit”.

Kuleba shtoi se ka njërëz të lënduar, por nuk dha detaje tjera.

Ekipet mjekësore, policia dhe zjarrëfikësit janë në vendin e ngjarjes, shtoi ai.

Go to TOP