Produktet serbe prezantohen si produkte të Kosovës (FOTO)
Fushata kundër konsumimit të produkteve serbe më shumë se kurrë ka vetëdijesuar kosovarët.
Mirëpo, marketet për shkak të vetëdijesimit të qytetarëve po ballafaqohen edhe me humbje, pasi qytetarët nuk po i blejnë produktet serbe.
Një lexues i “Zeri.info”, i ka dërguar disa fotografi në adresë të redaksisë ku shihet se në një rrjet të marketeve në produktet serbe është vendosur flamuri i Kosovës, kështu produktet serbe duke i prezantuar si produkte kosovare.


