Persona të armatosur grabisin 600 euro nga një pompë e benzinës në rrugën Kaçanik-Ferizaj

600 euro është shuma e parave që hajnat e armatosur kanë arritur që t’i marrin nga një pompë e benzinës në magjistralen Kaçanik- Ferizaj.

Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv drejtori rajonal i policisë së Ferizajt, Basri Shabani.

Shabani tha se nga ky rast nuk ka të lënduar.

“Të arrestuar nuk kemi ende. Të gjitha njësitë janë në terren”, tha Shabani

Go to TOP