Aksident në Sllatinë, katër të lënduar

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në magjistralen Pejë-Prishtinë, në Sllatinë.

Këtë e kanë konfirmuar nga Zyra për Media në Policinë e Kosovës.

Të përfshira në aksident janë dy automjete me tabela vendore. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Njësitë relevante policore janë duke u marrë me rastin.

Go to TOP