Kurti emëron edhe dy zëvendësministra

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka emëruar edhe dy zëvendësministra serbë në Qeverinë e Kosovës.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, Kurti ka emëruar sot, Nenad Stanojeviq, Zëvendësministër për Ekonomi, si dhe Lazar Raduloviq Zëvendësministër për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

“Kryeministri Kurti i uroi për detyrën dhe përgjegjësitë e reja institucionale në Republikën e Kosovës.

Në takim ishin të pranishëm edhe Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci si dhe Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kurtit.

Në dhjetor, Kurti emëroi edhe Nenad Rashiqin si ministër për Komunitete dhe Kthim, pas dorëheqjes së Goran Rakiqit.

Pamje nga ceremonina e emërimit të zëvendësministrave nga Kurti
Pamje nga ceremonina e emërimit të zëvendësministrave nga Kurti

Go to TOP