Pas dorëheqjes së Ramës, KDI: Një grua duhet të nominohet nga LVV për anëtare të KQZ-së

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka reaguar pasi anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka dhënë dorëheqja nga pozita në KQZ.

IKD nëpërmjet një reagimi ka thënë se është garantuar sërish integriteti dhe ligjshmëria e KQZ-së.

“Duke qenë se Lëvizja Vetëvendosje ka të drejtën e caktimit të dy anëtarëve në KQZ, si dhe për shkak të përbërjes aktuale gjinore të këtij institucioni, vlerësojmë që, bazuar edhe në Ligjin për Barazi Gjinore, një grua duhet të nominohet nga LVV për anëtare të KQZ-së”, thuhet në reagim.

Go to TOP