Varroset Sabahajdin Cena

Është varrosur profesori Sabahajdin Cena që u nda nga jeta këtë të premte.

Cena u varros me nderime të larta ushtarake në Rahovec teksa në ceremoni morën pjesë qindra persona, njofton Klankosova.tv.

Cena u nda nga jeta në moshën 69-vjeçare dhe konsiderohet si shtylla e mobilizimit për luftën mbrojtëse të popullit tonë.

Po ashtu ishte zë i fuqishëm dhe aktivist në luftën për çlirimin e Kosovës.

Go to TOP