Infektologu Ramadani: Pritet valë e re e Covid -19, këto janë arsyet
Anipse masat nuk po parashihen të ashpërsohen, ekspertët e fushës po paralajmërojnë edhe një mundësi të një vale të re me covid-19.
Infektologu Hamdi Ramadani ka thënë se ditëve në vijim do të ketë edhe më shumë raste pozitive.
E, disa nga shkaktarët kryesorë sipas tij janë ardhja e mërgatës, grumbullimi nëpër ahengje të ndryshme.
“Rastet kanë filluar të rritën në vend, kjo tregon që ditëve në vazhdim mund të përballemi me raste të mëdha të të infektuarve me covid. Krejt kjo ngritje e rasteve vie nga ardhja e mërgatës për festat e fund vitit. Sigurisht që edhe grumbullimet në ahengje, restorante të mbyllura, pa maska e dezinfektues e pa distancë kanë quar në rritje numrin e rasteve”, u shpreh Ramadani.
Hamdiu thotë se ka interesim të vogël të qytetarëve për t’u vaksinuar.
Ai tha se respektimi i masave aktuale nuk lejon rritjen e numrit të rasteve me COVID.
“Vaksinimi dhe imunizimi është arma kryesore e parandalimit dhe kufizimit të pandemisë , por këto javët që kaluan janë vaksinuar tejet pak qytetarë. Ka ulje të mëdha të të interesuarve për dozën e tretë dhe të katërt. Masat duhet të jenë këto të përgjithshmet, distanca, dezinfektuesit duhet të jenë në nivel dhe këto zona epidemike të gripit sezonal mirë të zbatuara në udhëzimet e MSH-së dhe OBSH-së”, theksoi Ramadani.
