Policia arreston një person të kërkuar në Kaçanik

Policia në Kaçanik ka arrestuar një person të kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, i dyshuar për dhunë në familje.

Zyrtarët policorë kanë arrestuar 29 vjeçarin A.G , nën dyshimin për veprën penale, “Dhunë në familje”.

Në njoftim thuhet se në bazë të urdhëresës së Gjykatës, dënimi për të arrestuarin është me burgim prej 65 ditëve.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Postimi i plotë:

Sot, në ora 11:15 në fshatin Nikaj të Kaçanikut, policët e stacionit në Kaçanik kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës A.G (M/K) i moshës 29 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Dhunë në familje’’ me dënim burgimi prej gjashtëdhjetë e pesë (65) ditëve.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

Go to TOP