Shkarkohet Drejtori i Kardiokirurgjisë, Rifat Brahimaj
U.D i drejtorit të Klinikës së Kardiokirurgjisë, Rifat Brahimaj, është shkarkuar sot nga kjo pozitë nga drejtoria e SHSKUK-së.
Kështu kanë bërë të ditur nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës.
Në përgjigjen e tyre thuhet se shkarkimi i Brahimajt ka ardhur pas situatës së fundit që ndodhi në Kardiokirurgji, ku një 63 vjeçar vdiq pas një operacioni.
Tutje, nga SHSKUK-ja kanë thënë se ushtrues detyre i drejtorit të Shërbimit të Kardiokirugjisë në QKUK është caktuar Dr. Shpejtim Shurdhiqi.
“Shërbimi Spitalor dhe Klinik dhe Universitar i Kosovës, njofton se pas analizës së situatës së fundit në Shërbimin Klinik të Kardiokirugjisë, është liruar nga detyra e ushtruesit të detyrës së drejtorit, Dr. Rifat Brahimaj. Ushtrues detyre i drejtorit të Shërbimit të Kardiokirugjisë në QKUK është caktuar Dr. Shpejtim Shurdhiqi”, thuhet në përgjigjen e SHSKUK-së.
