Kuçi: Chollet solli “itinerarin” e dialogut
Procesi i dialogut, plani evropian dhe raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ishin ndër temat e diskutimit mes presidentes dhe kryeministrit të Kosovës me këshilltarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet.
Kështu thuhet në njoftimin për media të 11 janarit të Zyrës së Presidentes dhe Kryeministrit.
T’i hedhin një sy vizitës së tij, sipas këndvështrimit të doktorit të marrëdhënieve ndërkombëtare, Gurakuç Kuçi.
Ai në një prononcim për Kosova.info, ka thënë se, vizita e Daniel Chellot, mund të jetë për arsye se Hoovner dhe Escobar, nuk arritën të shtyjnë palët drejt dialogut në mënyrën e dëshirueshme për Departamentin e ShBA-së.
“Andaj, kjo vizitë si duket ka ardhur të stabilizoj prapë gjendjen mes të gjitha palëve si nga Kosova, Serbia dhe ShBA-ja, ku kishte deklarata që njohja nuk është për momentin e mundur, pastaj ajo e Hillit në Serbi për investime më të mëdha amerikane në shtetin serb. Të gjitha këto lejuan që të interpretohet sikur ShBA-ja po ndërron anë dhe sa do që mund të kenë qenë veprime diplomatike, ato ishin shumë të vrazhda për Kosovën”, tha Kuçi pvr Kosova.info.
Sipas tij, po ashtu, ShBA-ja si një shtet më seriozi në botë, mban nën kontroll të dërguarit e saj nëpërmjet të dërguarve të afërt të Presidentit siç është z. Chellot dhe kjo është një gjë e mirë që nuk lejon të ketë një diplomaci të korruptuar kundër shtetit amerikan.
“Në këtë rast është e pashmangshme që Chellot ka sjellë udhëzime të qarta për të ardhmen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha Kuçi.
Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka takuar edhe përfaqësuesit opozitës dhe Listës Serbe. /Kosova.info/
