60 vjeçari i vdekur në Mitrovicë ,dyshohet të jetë vrarë brenda objektit të “Shurdhëmemecëve”
Gazeta Online Veriu.info raportoi para pak minutash për një rast të rëndë ku një person dyshohet të jetë vrarë brenda shoqatës së shurdhmemecëve.
Veriu.info mëson nga burimet e saj se personi i vrarë është Nysret Gubetini i moshës mbi 60 vjeç.
Vdekjen e një personi brenda kësaj shoqate e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.
“ Bazuar në hetimet fillestare, sot, rreth orës 14:30, është raportuar se në rrugën ” Evlia Qelebia” brenda objektit të “Shurdhmemecëve” është gjetur pa shenja jete viktima i moshës rreth 60 vjeçar. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kan nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.” – deklaroi Zahiti.
