Këmbësori goditet nga një veturë në Ulpianë

Një këmbësor është goditur nga automjeti në rrugën “Bulevardi i Dëshmorëve” në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar për Front Online zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se rreth orës 16:40 kanë pranuar informatën se ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një këmbësor dhe një automjet.

“Si pasojë e aksidentin lëndime trupore ka pësuar këmbësori dhe është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që ngasësi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes. Zyrtarët nga njësiti i trafikuar janë duke punuar në drejtim të identifikimit të ngasësit të automjetit dhe hetimit të rastit”, ka thënë Ahmeti.

Go to TOP