Përplasen dy tifozeritë rivale,gjatë funeralit të Peles, ndërhyri policia ushtarake
Funerali i Peles, një prej futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave, nuk mund të kalonte pa skandal.
Në rrugët e Sao Paulos, gjatë lëvizjes së kortezhit funeral drejt varrezave, ka pasur një përleshje mes dy grupeve të tifozëve.
Tifozët e Santos, klubi për të cilin luante Pele, sulmuan mbështetësit e rivalit të përbetuar Palmeiras.
Kaos më të madh u parandalua nga pjesëtarët e policisë ushtarake, të cilët me atë rast ndaluan disa tifozë.
Sipas vlerësimeve të mediave braziliane, rreth 230,000 njerëz marrin pjesë në lamtumirën e fundit të Peles, ndaj ka edhe një numër të madh të personelit të sigurisë në rrugë./Demokracia.com/
