Turqia, Greqisë: Nëse zgjeroni ujërat territorialë, do të thotë

Ministri I jashtëm turk Mevlut Cavushollu paralajmëroi Greqinë që të mos vijonte me planet për zgjerimin e ujërave të saj territoriale në Egje, pasi sipas tij ky do të ishte shkak për luftë.

“Në shtypin grek gjatë ditëve të fundit ka patur shkrime se do të ketë një zgjerim të ujërave territoriale me 12 milje rreth Kretës. Qëndrimi ynë është I qartë, nuk do të lejojmë asnjë milje zgjerim dhe jo më 12 milje”,  tha Cavushollu duke shtuar se një vendim i marrë nga parlamenti turk në 1995-ës ishte I qartë dhe ishte akoma në fuqi.

Deklarata e vitit 1995 paralajmëron se nëse Greqia zgjeron ujërat e saj territorial në Egje përtej hapësirës së saj detare prej 6 miljesh nga brigjet e saj në Egje, parlamenti turk do t’i jepte qeverisë të gjitha fuqitë, përfshi ato ushtarake, për të mbrojtur interesat e vendit.

“Do të doja të paralajmëroja edhe një herë Greqinë. Mos luaj rëndë dhe mos filloni aventura për të cilat e dini që do të kenë një fund të keq”, shtoi ministri I jashtëm turk.

Cavushollu gjithashtu fajësoi palën greke për ndalje të bisedimeve eksploruese mes dy vendeve, një mekanizëm dialogu ky që vijonte që nga fillimi I viteve 2000, duke u theksuar se qeveria greke kishte filluar një fushatë kundër Turqisë.

Go to TOP