Skandal në futbollin serb: Trajneri nacionalist që shau shqiptarët akuzohet se mori miliona euro nga Katari
Komiteti ekzekutiv i Federatës Serbe të Futbollit mbajti një seancë ku anëtari i komisionit Novica Tonçev sulmoi publikisht përzgjedhësin Dragan Stojkoviq dhe presidentin Nenad Bjekoviq.
Tonçev në seancë deklaroi se trajneri nacionalist serb, që shau shqiptarët me nënë gjatë Kupës së Botës, ka marrë një bonus prej një milion e gjysmë euro dhe shtoi se Bjekoviq ka marrë 350 mijë euro.
Ai ka kërkuar që të dorëzohet një raport për shpenzimet e delegacionit serb në Katar dhe të shqyrtohet se sipas cilës kriter është përpiluar, transmeton Nova.rs.
Serbia u eliminua në grupe në Kupën e Botës. Ajo përfundoi pas Brazilit, Zvicrës dhe Kamerunit me një pikë të fituar dhe qëndrimi i saj në Katar u shënua me skandale seksuale në të cilat dyshohet se kanë marrë pjesë disa nga përfaqësuesit e Stojkoviqit.
