Nesër rikthehet Premier League me ndeshje interesante
Ndeshja e fundit që pamë në Premier League ishte të diele, më 13 nëntor – ku Manchester United rrëmbeu një fitore në kohë shtesë ndaj Fulhamit.
Kanë kaluar gjashtë javë, gjatë të cilave ne kemi qenë të ngjitur pas ngjarjeve në Katar, ku Argjentina e fioti Kupën e Botës, për herë të tretë në histori.
Më 26 dhjetor, nesër rikthehen ndeshjet, teksa më poshtë mund të shihni se si mbeti situata para fillimit të Kupës së Botës.
Arsenali është përpara pas 14 ndeshjeve të para të shkëlqyera të sezonit.
Topçinjtë kanë grumbulluar 37 pikë, duke humbur pikë vetëm dy ndeshje deri më tani – humbja e tyre e vetme vjen ndaj Manchester United në fillim të shtatorit.

Pas fillimit të tyre më të mirë në Premier League, kjo është hera e parë që ata do të jenë në krye në Krishtlindje që nga sezoni 2007-08.
Të shtatë skuadrat që fituan 12 nga 14 ndeshjet e tyre të para, kanë fituar titullin e Premier League, transmeton Klankosova.tv.
Një tjetër ogur i mirë për Topçinjtë është skuadra që kryesoi tabelën në ditën e Krishtlindjeve ka qenë kampion në 10 nga 13 sezonet e fundit.
Në ndeshjen e tyre të parë ata përballen me West Ham në “Emirates Stadium”.
Me Manchester Cityn e vendit të dytë që nuk luan deri më 28 dhjetor – në Leeds – fitorja do t’i çonte Gunners tetë pikë përpara kampionëve.
Newcastle – sfiduesit surprizë në top të tabelës – do të luajnë ndaj Leicester më 26 dhjetor dhe do të duan të vazhdojnë aty ku e lanë. Një fitore e gjashtë radhazi do t’i lëvizte ata mbi Manchester City dhe do t’i poziciononte në vendin e dytë.
Tottenham mundi Leeds para pushimit, por kishte humbur tre nga katër ndeshjet e mëparshme. Ata e luajnë ndeshjen e parë të hënën me një lojë jashtë fushe në Brentford, me fillim nga ora 13:30.
Chelsea i Graham Potter nuk ka fituar në pesë ndeshje në Premier League dhe e kaloi pushimin e Kupës së Botës në vendin e tetë.
Impakti i Kupës së Botës
Një Kupë Bote intensive, në mes të sezonit, mbartte gjithmonë rrezikun e lodhjes dhe lëndimeve për lojtarët.
Lideri aktual Arsenali mund të ndikohet më keq si rezultat i një dëmtimi të rëndë në gju të marrë nga sulmuesi brazilian Gabriel Jesus.
Në të kundërt, pavarësisht se ka më shumë lojtarë nga çdo klub në Kupën e Botës me 16, Manchester City aktualisht nuk ka asnjë lëndim për të raportuar.
Shumica e përfaqësuesve të tyre në Katar ishin jashtë turneut deri në gjysmëfinale, me vetëm Julian Alvarez të Argjentinës që e kaloi 8-shen e fundit.
Për më tepër, golashënuesi më i mirë i Ligës Premier, Erling Haaland ka qenë në gjendje të pushojë për pesë javë, gati për t’u rikthyer dhe të përpiqet të shtojë numrin e tij të jashtëzakonshëm prej 18 golave në 13 ndeshje. Sulmuesi norvegjez luajti ndeshjen e tij të parë për Cityn që nga disfata e nëntorit nga Brentford në një fitore miqësore 2-0 kundër Girona më 17 dhjetor, dhe shënoi, ashtu si edhe Kevin de Bruyne i Belgjikës.
Do të paguhet interes i madh se cilët lojtarë të lënduar para Kupës së Botës do të jenë sërish gati për aksion.
Të tillë si Reece James dhe Wesley Fofana te Chelsea, sulmuesi i Newcastle Alexander Isak dhe Dominic Calvert-Lewin i Everton mund të kthehen të gjithë, megjithëse sulmuesi i Liverpool, Luis Diaz ka bërë një operacion në gju dhe përballet me tre muaj të tjerë jashtë.

