Futbollisti i Arsenalit rikthehet në fushë pasi u godit me thikë në një qendër tregtare
Një moment emocionues u regjistrua në ndeshjen miqësore të Monzës. Pablo Mari hyri në fushë, pas minutës së 78-të të lojës, shokët e skuadrës i vendosën shiritin e kapitenit.
Futbollisti spanjoll që është në pronësi të Arsenalit, por i huazuar te Monza, u rikthye në fushë, pasi u sulmua me thikë në një qendër tregtare, teksa ishte me familjen e tij.
Pablo u dërgua me urgjencë në spital dhe iu nënshtrua një operacioni për plagët e shkaktuara nga agresori.
Qendërmbrojtësi spanjoll tashmë është gati për të luajtur, pas 56 ditësh nga sulmi fatal, i cili i kushtoi jetën një personi.
Mari u sulmua nga një italian 46-vjeçar me probleme mendore, i cili goditi me thikë pesë persona të tjerë, njëri prej të cilëve, punonjës i supermarketit Carrefour, ndërroi jetë teksa po dërgohej në spital.
