‘Katar 2022’ pasuron klubet gjermane, ja sa para kanë përfituar

Klubet gjermane kanë përfituar një pjesë të mirë të sasisë të parave të vendosura në dispozicion nga FIFA nëpërmjet “Club Benefits Programme”.

Siç dihet qeveria botërore e futbollit ka vendosur plot 200 milionë euro në dispozicion të klubeve që dërgojnë me kombëtaret respktive lojtarë në finalet e Botërorit. Sa i përket skuadrave gjermane shifra në tolat është rreth 16.38 milionë euro.

Sistemi – Programi i FIFA-s shpërblen klubet për lojtarët që luajnë në finale me plot 349.000 mijë euro. Ndërsa për lojtarët që luajnë në gjysëmfinale paguan 302.000 mijë euro, në çerekfinale 264.000 mijë euro, në 1/8 208.000 mijë euro dhe në fazën në grupe 170.000 mijë euro. FIFA ka vendosur që shuma të mos i akordohet vetëm ekipit aktual që zotëron kartonin e lojtarit, por të ndahet edhe mes skuadrave që kanë patur nën kontratë futbollistin deri dy ditë para startit të eventit (në këtë rast është Botërori). 1/3 e shifrës i shkon klubit aktual ndërsa 2/3 klubeve të dy sezoneve të fundit. Për këtë motiv Bayern ka përfituar nga Lewandowski plot 139.000 mijë euro. Ndërsa Eintracht-i mori 170.000 mijë euro nga prezenca e Kevin Trapp në fazën në grupe me Gjermaninë ndërsa “vetëm” 116.000 mijë euro përfitoi nga Randal Kolo Muani që mori pjesë deri në finale të eventit. Francezi mbërriti në verë në Gjermani dhe për këtë motiv ish- klubi i tij, FC Nantes ka arkëtuar 2/3 të totalit pra dyfishin e shqiponjave të Frankfurtit.

Shifra e arkëtuar për çdo klub nga FIFA:

Bundesliga

Bayern München 3.811.000 Euro

Borussia Dortmund 2.040.000 Euro

Borussia M’gladbach 1.498.000 Euro

RB Leipzig 1.480.000 Euro

Eintracht Frankfurt 1.441.000 Euro

VfB Stuttgart 718.000 Euro

Bayer 04 Leverkusen 679.000 Euro

SC Freiburg 672.000 Euro

VfL Wolfsburg 614.000 Euro

FC Augsburg 586.000 Euro

TSG Hoffenheim 529.000 Euro

Hertha BSC 437.000 Euro

FSV Mainz 05 416.000 Euro

Werder Bremen 409.000 Euro

VfL Bochum 252.000 Euro

FC Köln 227.000 Euro

Union Berlin 113.000 Euro

FC Schalke 04 69.000 Euro

Bundesliga 2

Fortuna Düsseldorf 139.000 Euro

FC St. Pauli 139.000 Euro

Hannover 96 113.000 Euro

Go to TOP