Trajnerët e Kosovës ndjekin kursin e nivelit 1 të FIBA-s

Trajnerët e Kosovës janë duke ndjekur kursin e nivelit 1 FIBA/WABC.

Kursi ka filluar të hënën dhe do të zgjatë gjashtë ditë, njofton Federata e Basketbollit e Kosovës.

Ky kurs është duke u përcjellë nga grupi i tretë i trajnerëve kosovar, të cilët në fund do të vlerësohen nga instruktori i FIBA-s, z. Amri Nour, i cili është anëtar i Bordit Ekzekutiv të WABC (Shoqata Botërore e Trajnerëve të Basketbollit) dhe në fund do të pajisen me licencën e nivelit të FIBA-s.

Federata e Basketbollit e Kosovës vazhdon të investojë në edukimin dhe trajnimin e trajnerëve tanë, në kuadër të Planit Strategjik 2021-2025.

Go to TOP