Arbnor Rifati jep dorëheqje nga posti i trajnerit të Ponte Prizrenit

Pas humbjes nga Sigal Prishtina, trajneri i Ponte Prizrenit, Arbnor Rifati, ka dhënë dorëheqje nga pozita e trajnerit.

Prizrenasi nuk e lidhi largimin e tij, me humbjen e sotme, por sipas tij, dorëheqja po ndodh për arsye personale e shëndetësore.

Arbnor Rifati ishte trajneri i vetëm nga Kosova, që ishte në krye të bankinës së një klubi në Superligë.

Ndeshja përfundoi me rezultat 77-71, në favor të Sigal Prishtinës.

Go to TOP