Gruaja nga gjakova vazhdon të marrë pension, edhe pas vdekjes së burrit
Ka ardhur në Departamentin e Pensioneve për t’u lajmëruar. Pasi ta përfundojë këtë procedurë, kësaj të moshuare do t’i vazhdohet pensioni.
Por, njësoj nuk veproi një e moshuar, por kjo nuk lajmëroi se bashkëshorti i saj kishte vdekur.
Kështu kishte përfituar nga 90 euro në muaj.
Për këtë, ekziston një bazë ligjore e cila e sqaron se një person nuk ka të drejtë të bëjë tërheqjen e pensionit pas vdekjes së familjarit.
Por e moshuara shumë shpejt u identifikua.
Kësisoj, një ditë më parë e dyshuara me incialet F.H u shoqërua në polici.
Nga Departamenti i pensioneve në Gjakovë nuk pranun të flasin para kamerës.
Prapa saj, zyrtarët bën me dije se kjo mënyrë e përfitmit është shumë e theksuar në këtë komunë.
Muaj më parë Zyra Kombëtare e Auditimit përmes një raporti kishte gjetur se gjatë vitit 2021, ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka ekzekutuar mbi 465 mijë euro pas vdekjes së përfituesve.
