Logopedët e Kosovës punojnë pa licenca

Në këtë rrugë në Prishtinë ofrohen shërbime të logopedisë.

Por veprimtaria që ushtron ordinanca “Let’s Talk” është e jashtëligjshme.

Kjo për shkak që për punën e tyre nuk kanë licencë.

Këtë e ka konfirmuar edhe Ministria e Shëndetësisë në një përgjigje për televizionin T7.

Këtë e konfirmoi edhe pronarja e ordinancës Tina Asllani.

Mirëpo, në përgjigjien e saj tentoi ta arsyetojë veprimtarinë e saj.

Ani pse tha që emri i saj figuron në listën e Odës së Infermierëve aty ku marrin licencën për logopedë, një gjë e tillë nuk figuron në dokumentet që T7 i ka siguruar.

Pa licencë pune po operon edhe ordinanca logopedike “SONUS” në Lipjan.

Madje, këta e vlerësuan se duhet të fillojnë punën, para se të pajisen me licencë.

Shërbime të tilla nëpër ordinancat e logopedisë kushtojnë qindra euro.

E sa i dëmton kjo pacientët që paguajnë për t’u trajtuar tregon Besim Kodra nga Shoqata e Pacientëve.

Kryetari i Odës së Infermierëve Naser Rrustemi ka treguar se interesimi për t’u licencuar për logopedë është në rritje.

Licencë pune nga Ministria e Shëndetësisë këtë vit kanë marrë gjashtë ambulanca private të logopedisë.

Ndërkohë vetëm para një muaji brenda një ordinancë që po ashtu funksiononte pa licencë dyshohet se u abuzua me një 5 vjeçare me autizëm.

Go to TOP