Tregtari i liruar i armëve Viktor Bout, i bashkohet partisë ultranacionaliste ruse
Tregtari rus i armëve, Viktor Bout, i quajtur si “tregtari i vdekjes”, i është bashkuar partisë ultranacionaliste pro Kremlinit LDPR, pas lirimit të tij nga një shkëmbim i profilit të lartë të të burgosurve në ShBA.
Në një video të postuar në internet, kreu i LDPR, Leonid Slutsky, e falënderoi Bout, që u bë anëtar i partisë.
Bout u dënua me 25 vjet burg në vitin 2011 nga Amerika Javën e kaluar, ai u këmbye me yllin e basketbollit amerikan, Brittney Griner, 32-vjeçare.
Griner u arrestua në një aeroport të Moskës në shkurt për posedim të vajit të kanabisit, shkruan BBC.
