“Lidhja e Prizrenit” dhe “Teuta” kampion të sezonit të parë të edicionit të III të ligës së përbashkët Kosovë-Shqipëri

Këtë vikend më 10 dhe 11 dhjetor në qytetin e Pejës u organizua me sukses liga e përbashkët në pingpong Kosovë-Shqipëri ku u zhvilluan ndeshjet e fazës së parë të këtij edicioni ku u ballafaquan katër ekipet më të mira nga Kosova dhe Shqipëria në konkurrencën e meshkujve dhe femrave.

Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm edhe kryetari i Komunës së Pejës z.Gazmend Muhaxheri, drejtoresha e DKRS-së znj.Xhenet Syka, z. Klodian Gjata, përfaqësues i Federates Shqiptare të Pingpongut, ku pas fjalimeve të tyre, pas një përshëndetje e fjalimi motivues aktiviteti u shpall i hapur edhe zyrtarisht nga z. Agron Gashi, përfaqësues i MKRS-së të cilët i falenderoi kryetari i Federatës së Pingpongut të Kosovës z.Jeton Beqiri dhe më pas u vazhdua me një paraqitje të përgatitur nga ansambli “Rugova”. Ndeshjet u përcollën edhe nga z. Bujar Turjaka, anëtar i bordit ekzekutiv të KOK-ut dhe z.Tonin Binoshaj, sekretari i Federates Shqiptare të Pingpogut dhe anëtar i Komitetit Olimpik të Shqipërisë, të cilat u zhvilluan në sallën e sportit të gjimnazit “Bedri Pejani” në një atmosferë tejet të mirë sportive dhe kushte shumë të mira organizative falë edhe kontributit të z.Qamil Vishaj dhe përkrahjes nga Komuna e Pejës.

Në konkurrencën e meshkujve ekipet nga Kosova u treguan më të suksesshme ku “Lidhja e Prizrenit”, “Priping” dhe “Dardania” treguan paraqitje shumë stabile duke shënuar katër fitore nga katër ndeshjet e zhvilluara kurse “Liria” shënoi dy fitore dhe dy humbje. Për shkak të rezultateve në ligat vendore “Lidhja e Prizrenit” i prinë tabelës në konkurrencën e meshkujve.

Në konkurrencën e femrave ndeshjet ishin më të barazpeshuara dhe tejet interesante. Edhe këtë edicion “Teuta” e Durrësit i prinë radhitjes tabelare falë fitores që shënoi nga “Drita” e Gjilanit me rezultat 3 me 0 dhe kështu për të shënuar katër fitore nga katër ndeshjet e zhvillaura këtë vikend. Në vendin e dytë mbetet “Drita” me vetëm një humbje të përcjellur nga “Ahmet Hoxha” në vendin e tretë me vetëm dy humbje.

Rezultatet

Liga e Përbashkët e Pingpongut (M) – Kosovë/Shqipëri 2022/23
Xhiro 410.12.2022VendiRezultati
 16:00Lidhja e PrizrenitvsTirana Top SpinPejë30
 16:00PripingvsTomoriPejë32
 16:00LiriavsElbasaniPejë30
 16:00DardaniavsSK TiranaPejë30
        
Xhiro 510.12.2022
 18:00Lidhja e PrizrenitvsTomoriPejë30
 18:00PripingvsTirana Top SpinPejë32
 18:00LiriavsSK TiranaPejë23
 18:00DardaniavsElbasaniPejë30
        
Xhiro 611.12.2022
 10:00Lidhja e PrizrenitvsElbasaniPejë30
 10:00PripingvsSK TiranaPejë30
 10:00LiriavsTirana Top SpinPejë30
 10:00DardaniavsTomoriPejë30
        
Xhiro 711.12.2022
 12:00Lidhja e PrizrenitvsSK TiranaPejë30
 12:00PripingvsElbasaniPejë30
 12:00LiriavsTomoriPejë23
 12:00DardaniavsTirana Top SpinPejë30
        
Liga e Përbashkët e Pingpongut (F) – Kosovë/Shqipëri 2022/23
 Xhiro 410.12.2022VendiRezultati
 16:00Drita (F)vsSk. Tirana (F)Pejë30  R.Z
 16:00Ahmet Hoxha (F)vsElbasani (F)Pejë30
 16:00Ahmet Hoxha MK (F)vsTomori (F)Pejë03
 16:00Lidhja e Prizrenit (F)vsTeuta (F)Pejë13
        
Xhiro 510.12.2022 
 18:00Drita (F)vsElbasani (F)Pejë30
 18:00Ahmet Hoxha (F)vsSk. Tirana (F)Pejë30           R.Z
 18:00Ahmet Hoxha MK (F)vsTeuta (F)Pejë03
 18:00Lidhja e Prizrenit (F)vsTomori (F)Pejë23
        
Xhiro 611.12.2022 
 10:00Drita (F)vsTomori (F)Pejë30
 10:00Ahmet Hoxha (F)vsTeuta (F)Pejë13
 10:00Ahmet Hoxha MK (F)vsSk. Tirana (F)Pejë30 R.Z
 10:00Lidhja e Prizrenit (F)vsElbasani (F)Pejë31
        
Xhiro 711.12.2022 
 12:00Drita (F)vsTeuta (F)Pejë03
 12:00Ahmet Hoxha (F)vsTomori (F)Pejë32
 12:00Ahmet Hoxha MK (F)vsElbasani (F)Pejë31
 12:00Lidhja e Prizrenit (F)vsSk. Tirana (F)Pejë30 R.Z
        

Tabelat

LIGA E PËRBASHKËT – MESHKUJT 2022/23
  LFH Pikë
1Lidhja e Prizrenit77024:214
2Priping76122:1113
3Dardania75216:1012
4SK Tirana74312:1311
5Liria72515:189
6Tomori7259:179
7Elbasani7257:179
8Tirana Top Spin7074:217
       
LIGA E PËRBASHKËT – FEMRAT 2022/23
  LFH Pikë
1Teuta (F)77021:214
2Drita (F)76121:513
3Ahmet Hoxha (F)75220:1012
4Tomori (F)74314:1211
5Ahmet Hoxha MK (F)73411:1810
6Lidhja e Prizrenit (F)72512:199
7Elbasani (F)7166:188
8Sk. Tirana (F)7070:217
       
Go to TOP