Kapet me drogë në vlerë prej 300 mijë euro, arrestohet shqiptari në Greqi

Policia greke ka sekuestruar një sasi kokaine dhe kanabisi, me vlerë mbi 300 mijë euro në Selanik.

Mediet vendase raportojnë se në prangat e policisë ka rënë një 42-vjeçar shqiptar.

Identiteti i shqiptarit të arrestuar ende nuk bëhet i ditur dhe sipas njoftimit të autoriteteve, atij iu gjetën gati 3.5 kg kokainë dhe 19 kg kanabis, njofton Eujronews.al, përcjell Klankosova.tv

Nga hetimet rezultoi se shqiptari lëndën narkotike e kishte fshehur në një banesë që e përdorte si “depo”.

Go to TOP