Fury sfidoi Usykun në një duel për të gjithë titujt e boksit: Lepurush, ti je i radhës!

Boksieri britanik Tyson Fury mbrojti mbrëmë titullin e kampionit të botës në peshat e rënda në organizimin WBC ndaj Derek Chisora-s dhe menjëherë pas meçit sfidoi Oleksandr Usyk, i cili mban rripat në tre organizimet e mbetura më të rëndësishme.

Fury (34) thirri Usyk, i cili ishte në sallë, pas fitores në stadiumin e Tottenhamit para 60 mijë njerëzve.

“Ku është ai lepurushi Oleksandr Usyk? Ti do jesh viktima ime e radhës!”, tha Fury, pas së cilës ukrainasi vjeçar u ngrit në këmbë dhe iu drejtua ringut.


“Ti munde një bodybuilder (Joshua), por unë nuk jam një bodybuilder. Unë tashmë e kam hequr qafe një ukrainas (Klitschko), ju jeni i radhës. Le të shkojmë!”, tha Fury ndërsa Usyk e shikonte me qetësi.

Ndeshja midis Fury dhe Usyk mund të organizohet për shkurt ose mars, dhe të gjitha rripat më të rëndësishëm në botën e boksit do të jenë në lojë – WBC e Fury dhe WBA, WBO dhe IBF e Usyk.

Go to TOP