FOTO-VIDEO/ Shikoni golin më të çuditshëm të Botërorit, është e vështirë të shpjegohet se çfarë ndodhi
Lojtarët e Holandës u kualifikuan në çerekfinale të Botërorit, por goli që u shënua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës tërhoqi shumë vëmendje.
Holandezët e bënë detyrën dhe i dërguan amerikanët në shtëpi, teksa fituan me rezultatin 3-1. “Tulipanët” kryesuan me dy gola epërsi, por më pas Wright riktheu shpresën te SHBA në minutën e 76-të.
Ai gol tërhoqi shumë vëmendje. Është një gol që është i vështirë për t’u shpjeguar dhe që sfidon ligjet e fizikës.
Sulmuesi i SHBA-së e mori një top nga krahu i djathtë dhe më pas me këmbën e djathtë, larg portës, disi “gënjeu” mbrojtjen dhe portierin e Holandës.
Topi mori një falso të pabesueshme dhe i mashtroi të gjithë në mbrojtjen e Holandës, përfshirë edhe portierin.
Megjithatë, nuk mjaftoi pasi vetëm gjashtë minuta më vonë Denzel Dumfries zgjidhi çështjen e kalimit të Holandës në çerekfinale.

