Humbja nga Senegali e vë në diskutim pozitën e trajnerit të Ekuadorit
Trajneri i Ekuadorit, Gustavo Alfaro, ka thënë se i duhet pak kohë për të vendosur nëse do të mbetet në detyrë, pas ditës së sotme kur skuadra e drejtuar nga ai u eliminua nga Botërori “Qatar 2022”, pas humbjes nga Senegali.
“Më duhet kohë për të ditur se çfarë do të bëj me karrierën time”, ka thënë ai.
Alfaro është ndalur te ndeshja.
“Marzhi i gabimit ishte i pakët dhe detajet e vogla bënë diferencën. Kemi bërë gabime në lojë. Dhimbja e kësaj disfate nuk ka nevojë të lërë në hije arritjet dhe shpresojmë që përvoja të shërbejë në të ardhmen”, ka theksuar ai.
Ekuadori pati një fillim të mirë të kampanjës së Botërorit në Grupin A, ku mbposhti Katarin, braazoi me Holandën, por nuk arriti të nxjerrë rezultat pozitiv edhe me Senegalin.
