Me një fotosesion të rrall, Genc Prelvukaj:Paçim jetë të shohim kur shporren kufijtë dhe marrim frymë në një shtet të vetëm

“Veshja e bardhë e flamuri i kuq me shkabë të zezë, kanë rrugëtuar shumë gjatë me shqiptarët. Në çdo dasmë e mort, luftë e kuvend, i kemi bartur me nderë e ruajtur me jetë”, u shpreh ai.

“Me zjarr e shpatë na kanë rrudhur si popull, copëtuar si territor, përzënë e vrarë si njerëz, por kurrë nuk na tjetërsuan e zhdukën. Ne mbetëm shqiptarë, sepse gjaku nuk na duron emra tjerë”, vazhdoi më tej krijuesi i hitit “Albanian”.

Reklama

E në fund, Genci shpreson që të hiqen tërësisht kufijtë e të jemi një shtet i vetëm duke shtuar: “Urime ditën më të bukur që kemi si popull. Paçim jetë të shohim kur shporren kufijtë dhe marrim frymë në një shtet të vetëm”.

Go to TOP