Senegali prek fitoren e parë në Botëror, mposht Katarin
Senegali ka arritur fitoren e parë në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.
Senegalezët mundën Katarin, të premten me rezultat 1-0, sfidë kjo e zhvilluar në kuadër të Grupit A.
Futbollistët e Senegalit bën paraqitje më të mirë së nikoqirët e këtij Botërori, duke dominuar ndeshjen dhe duke arkëtuar trepikëshin e parë në këtë turne të madh botëror.
Dia (41’), Diedhiou (48’) dhe Dieng (84’), shënuan nga një gol për fitoren e senegalezëve, derisa golin e vetëm për Katarin e realizoi Muntari (78’).
Pas kësaj fitore, Senegali ka tri pikë aq sa kanë edhe Holanda dhe Ekuadori, kurse, Katari akoma është e fundit pa asnjë pikë.
