Pas provokimeve të Serbisë në Katar ministri Çeku: Pamje të turpshme, presim veprime konkrete nga FIFA
Ministri Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka reaguar pas veprimit skandaloz të Serbisë në Kupën e Botës.
Të enjten mbrëma, në dhomën e Përfaqësueses së Serbisë u shfaq një flamur me ngjyrat e këtij shteti, si dhe hartën e Republikës së Kosovës në të – shkruan Gazeta Express.
Në këtë flamur ishte një mbishkrim ku thuhej “Nuk dorëzohemi”. Flamuri i njëjtë u shfaq edhe nga tifozët në ndeshjen Brazil – Serbi.
Lidhur me këtë ka pasur reagime të shumta. Dhe një reagim e ka bërë edhe Ministri Çeku.
“Pamje të turpshme nga zhveshtorja e Serbisë, duke shfaqur mesazhe urrejtjeje, ksenofobie dhe gjenocidale ndaj Kosovës, teksa shfrytëzojnë platformën e Kupës Botërore. Presim veprime konkrete nga FIFA duke marrë parasysh se FFK-ja është anëtar i plotë i FIFA-s dhe UEFA-s”, shkroi ai në “Twitter”.
Kujtojmë se për këtë ka reaguar edhe Federata e Futbollit e Kosovës, si dhe Komiteti Olimpik i Kosovës. /Gazeta Express/
