Muller-it i ‘ikën mendja’ nga humbja dhe kapet me gazetaren: Nuk e di cilën ndeshje e keni parë, por…
Thomas Muller e sheh ndryshe humbjen e Gjermanisë ndaj Japonisë, me shifrat 1-2.
Sulmuesi i Panzerave shprehet pas takimit të Botërorit se ekipi dominoi për një pjesë të mirë të ndeshjes dhe se skuadra nuk i la në dorë asgjë fatit.
“Nuk e di cilën ndeshje e keni parë por mendoj se ne dominuam për 75 minuta, pastaj ishte e qartë se nuk ishim në gjendje ta kontrollonim dhe pranuam dy gola, por bëmë një lojë të mirë, intensive dhe nuk i lamë asgjë fatit” – Tha Muller duke u zënë me gazetaren.
Gjermania ka debutuar me humbje edhe në Botërorin e Katarit, duke u mundur 1-2 nga Japonia.
Skuadra e Hansi Flick ushtroi presion dhe pas disa rasteve të mira, përfitoi një penallti, pasi shte portieri japonez që ndërhyri në mënyrë të gabuar.
