Liberalizimi i vizave në janar të vitit 2024, çfarë thonë qytetarët
Grupi punues i Këshillit Evropian për viza u mblodh edhe këtë të martë.
Takimi u mbajt me dyer të mbyllura por gjatë tij u mor vendimi më i rëndësishëm për kosovarët.
Sipas burimeve të Radio Evropës së Lirë, 1 janar 2024 është data kur qytetarët e Kosovës do mund të lëvizin lirshëm pa viza.
Kjo datë ishte kërkesë e Spanjës, shtet ky që ende nuk e njeh Kosovën.
Qytetarëve në vend nuk po u duket periudhë e gjatë e pritjes, mirëpo shpresat se liberalizmi do ndodhë atëherë, i kanë të vogla.
Më entuziast për këtë vendim u shpreh dikush tjetër.
Se ka kohë që janë përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave e përsërit ish -mbasadorja e Kosovës në Itali Alma Lama.
Lama ka një koment edhe për propozimin e datës nga Spanja.
Grupi punues i Këshillit Evropian për viza u mblodhën për herë të tretë këtë muaj.
