Numër i madh i aksidenteve në trafik në vend, për dy ditë ndodhën…
Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.
Disa aksidente kanë ndodhur vetëm gjatë ditës së sotme në djeshme në vendin tonë. Sinjali mëson se fillimisht në Gjilan, dy vetura janë përfshirë në një aksident trafiku dhe për pasojë dy persona kanë pësuar lëndime trupore, për çka janë dërguar në spital. Aksidenti dyshohet se ka ndodhur si pasojë e kyçjes jo të duhur në rrugën kryesore nga ana e shoferit.
Ndërkohë një tjetër aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur në Prizren. Siç mëson Sinjali aksidenti u shkaktua në rreth rrotullim, ku njëra veturë ka goditur tjetrën, për shkak të shpejtësisë së madhe dhe mosrespektimit të shenjave në trafik. Tre persona kanë mbetur të lënduar, të cilët më pas kanë marrë trajtim mjekësor.
Edhe në rrugën Vushtrri – Mitrovicë, një sinjalizues ka njoftuar se një automjet është vetaksidentuar të shtunën, duke humbur kontrollin dhe për pasojë ka përfunduar jashtë rrugës. Shoferja e veturës dhe pasagjerët që ndodheshin në të kanë pësuar lëndime si pasojë e përplasjes, për çka janë dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësor.
Kujtojmë se edhe dje kanë ndodhur tri aksidente të tjera në disa qytete.

