Zv/presidenti turk: Kemi 81 të plagosur, besohet se ishte akt terrorist ku një grua shpërtheu mjetin dyshues

Detaje të reja vazhdojnë të jepen nga autoritetet e Turqisë në lidhje me shpërthimin e sotëm në qendër të qytetit.
Në lidhje me këtë shpërthim ku vdiqën gjashtë persona dhe u lënduan 81 të tjerë është deklaruar edhe nënpresidenti turk, Fuat Oktay.
Oktay dha numrin e ri për të plagosurit, derisa tha se besojnë se është një sulm terrorist.

“Kemi 81 të plagosur. Dy prej tyre në gjendje më të rëndë. Besojmë se është një akt terrorist që ndodhi nga një sulmues që besohet se është grua, e cila shpërtheu dhe bombën”, deklaroi Oktay.

“Ngjarja po hetohet dhe po bëhen vlerësimet e nevojshme. Hetimet në vendngjarje vijojnë me shpejtësi. Do të arrijmë në fund shumë shpejtë. Kushdo që qëndron pas do të mbajë përgjegjësi. Do t’i ndjekim ata që qëndrojnë pas këtij sulmi edhe nëse ata janë në anën tjetër të botës, e jo vetëm brenda kufijve të Turqisë”,tha ai, trasnmeton lajmi.net.

Kurse ministri turk i Drejtësisë, Bekir Bozdag tha se tetë prokurorë dhe dy zv/kryeprokurorë janë caktuar për të hetuar sulmin.

Go to TOP