UFC 281: Pereira triumfon ndaj Adesanyas, mbetet i pamposhtur

Alex “Poatan” Pereira e ka mposhtur izraelitin “The Last Stylebender” Adesanya nëpërmjet TKO për t’u bërë kampioni i ri i padiskutueshëm i UFC në peshën e mesme.

Ngjarja kryesore e UFC 281 në “Madison Square Garden” u ndal nga gjyqtari Mark Goddard në minutën 2:01 të raundit të pestë, ndërsa Adesanya ishte dukshëm i trullosur, shkruan Marca.

“Ndihem shumë mirë, shumë i lumtur. Ishte shkruar tashmë. Zoti donte që unë të isha kampion” i tha Pereira Joe Rogan në intervistën pas ndeshjes.

Pereira ka tashmë dy fitore ndaj Adesanya në kikboksin profesionist, duke përfshirë një nokaut brutal në 2017.

Go to TOP