Kryetari Ademi takoi përzgjedhësin Giresse 

Kryetari Agim Ademi ka takuar përzgjedhësin Alain Giresse, i cili ka mbërritur në Kosovë.
Gjatë këtij takimi u diskutua për dy ndeshjet miqësore të këtij muaji kundër Armenisë, më 16 nëntor dhe kundër Ishujve Faroe, më 19 nëntor.
Po ashtu, u bisedua edhe për programin organizativ të ndeshjeve kualifikuese, të cilat nisin në muajin mars të vitit të ardhshëm.

Kujtojmë që trajneri i Kosovës sot publikoi listën me lojtarët e ftuar për këto dy ndeshje.

Pjesë e kombëtares sonë do jenë disa emra të rinj.

Go to TOP