Arrestohet njё person nën dyshimin se ka vjedhur një biçikletë në Pejë

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës për rajonin e Pejës se në hyrjen e banesës së tij i kanë vjedhur biçikletën në vlerë prej 400 euro.

Sipas njoftimit bëhet e ditur se policia menjёherё i ёshtё pёrgjigjur vendit tё ngjarjes duke kryer hetimet e nevojshme.

“Më datën 25.07.2022, në Stacionin Policor në Pejë, ёshtё paraqitur viktima, i cili deklaron se nga person/a tё dyshuar nё hyrjen e banësёs sё tij i kanё vjedhur “biçikletёn” nё vlerё rreth katёrqind (400) euro. Policia menjёherё iu ёshtё pёrgjigjur vendit tё ngjarjёs, nga viktima e rastit janё sjellur disa video incizime tё cilat do tё na ndihmonin nё identifikimin e personit tё dyshuar”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, sipas njoftimit pas një pune intensive nga hetuesit e stacionit policor nё Pejё, me datën 10.11.2022, ёshtё identifikuar dhe arrestuar i dyshuari me inicialet F.B, i lindur më 1965.

“Pas intervistimit i dyshuari me vendim tё prokurorit tё shtetit ёshtё ndaluar pёr 48-orё, ndёrsa biçikleta pas procedurave ligjore do t’i kthehet viktimёs sё rastit”, thuhet në njoftim.

Go to TOP