Murati: Abelard Tahiri e kërcënoi Bislimin kur u mbyll mikrofoni

Ministri i Financave të Kosovës, Hekuran Murati, në foltoren e Kuvendit të Kosovës ka deklaruar që edhe ai është dëshmitar se Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, e ka sharë dhe e ka kërcënuar zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.
Në fjalën e tij, Murati ka thënë se pas mbylljes së mikrofonit e ka dëgjuar Tahirin duke e sharë zëvendëskryeministrin Bislimi.

Deklaratat e ministrit kanë nxitur reagime të shumta të opozitës të cilët kanë filluar të pengojnë fjalën e tij.

Ndërkaq, ministri Murati ka vazhduar fjalën duke kërkuar nga Prokuroria e Shtetit që të fillojë hetim ndaj deputetit Abelard Tahiri.

“Ishte kërcënim dhe ftoj prokurorinë që të marrë seriozisht kërcënimin nga një person që ka mbajte arme me shurdhuese për shumë vite”, ka deklaruar Murati.

Ai ka thënë se nuk dihet kush është më shumë në siklet, pozita apo opozita, ndërsa ka akuzuar Tahirin që po i përdor argumentet e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, për situatën e krijuar në Kosovë.

Go to TOP