Ja çka po tentojnë serbët të bëjnë pas largimit nga institucionet

Profesori dhe anëtari i PDK-së, Arsim Bajrami, ka thënë se me largimin e serbëve nga institucionet po tentohet të krijohet një entitetin territorial.

Bajrami ka thënë se ‘ariktekt’ i kësaj pune është presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Ky është provokim i radhës i dirigjuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq”, ka thënë ai në RTK.

“Me këtë akt të bojkotit total, serbët tentojnë ta krijojnë entitet territorial serb, që mund të ketë emra të ndryshëm: qoftë asociacion, qoftë diçka tjetër, që, në fakt, është ambicie për shkatërrimin e karakterit unitar të shtetit dhe krijimin e një autonomie politiko-territoriale, që rrezikon tërësisht shtetësinë e Kosovës”, ka thënë Bajrami, duke shtuar së kjo gjë ëshë një provokim i madh.

Ai ka kërkuar strategji shtetërore për këto lloj plane të Serbisë.

“Ne duhet ta marrim seriozisht këtë provokim që të kemi një strategji të qartë shtetërore, strategji dalëse, në mënyrë që të tregojmë fuqinë, vendosmërinë e shtetit, që të mbrojë interesat vitale të Republikës së Kosovës, për të parandaluar të gjitha projektet si i këtij lloji…”, ka thënë ai.

Më tej, ai ka kërkuar unitet mes partive politike në vend “të shpallin një moratorium ndaj luftës politike ndaj njëri-tjetrit”, me kohëzgjatje një ose dy muaj.

“Të mbyllen në Kuvendin e Kosovës, qoftë e nevojshme edhe në seancë të mbyllur e të dizajnojnë një përgjigje shtetërore, shtet-formuese, shtet-mbrojtëse karshi këtij provokimi”, ka thënë ai.

Go to TOP