Në Bosnje u krijua qendra Kulturore Shqiptare me seli në Sarajevë
Sarajevë, 06.11.2022
Perkthim dhe adaptimi: Fatir Berzati,/Kosova.info
Si kryetar i shoqatës së Qendrës Kulturore Shqiptare në Bosnje u zgjodh Mitat Fidani, ndërsa zëvendës të tij janë Ellmedin Bicaj dhe Fehmi Topali. Sekretar i Përgjithshëm dhe Kryetar i Kuvendit të Qendrës është Abi Muhtari.
Në Sarajevë u mbajt kuvendi themelues i shoqatës Qendra Kulturore Shqiptare (Shoqata e e qytetareve“Qendra kulturore Shqiptare”), raporton Anadolu Agency (AA) transmiton Kosova.info.
Fjalën e hapjes në kuvend e mbajti Mitat Fidani, ndërsa kuvendin e drejtoi Abi Muhtari, i cili prezantoi qëllimet dhe aktivitetet e Qendrës, si dhe vendimet e themelimit dhe statutin, i cili u ndryshua me diskutim.
Në kuvendin themelues morën pjesë më shumë se 30 veta dhe vendimet për themelimin e Qendrës, zgjedhjen e këshillit drejtues, sekretarin, kryetarin dhe zëvendësit e tij u morën njëzëri.
Anëtarë të Kuvendit themelues janë: Abi Muhtari, Elez Shingjeqi, Mitat Fidani, Besart Maloku, Ellmedin Bicaj, Mehmet Shingjeqi, Hysin Smani, Fehmi Topali, Blerim Shingjeqi, Muhamed Topali, Amella Limani, Agim Iseni, Nuredin Sejdiu, Muhamed Šemoski, Afrim Iseni, Sanadin Volloder, Fitim Brahaj, Mujdin Aliu, Avni Islami, Aqif Selmani, Baftir Fidani, Erxhan Iseini, Jusuf Memeti dhe Leutrim Abdiu.
Anëtarët e Bordit Drejtues janë: Abi Muhtari, Muhamed Shemoski, Mitat Fidani, Fitim Brahaj, Ellmedin Bicaj, Sanadin Volloder, Fehmi Topali, Erxhan Iseini dhe Amella Limani.
Kryetar i Shoqatës së Qendrës Kulturore Shqiptare u zgjodh Mitat Fidani, ndërsa zëvendës të tij janë Ellmedin Bicaj dhe Fehmi Topali. Sekretar i Përgjithshëm dhe Kryetar i Kuvendit të Qendrës është Abi Muhtari.
Qëllimet e Qendrës Kulturore Shqiptare janë mbrojtja dhe përmirësimi i të drejtave dhe lirive të pjesëtarëve të pakicës kombëtare shqiptare. Ruajtja, edukimi dhe promovimi i kulturës shqiptare dhe bashkëpunimi me shoqatat që kanë synime të njëjta dhe të ngjashme për promovimin e kulturave të popujve që jetojnë në Bosnje dhe Hercegovinë.
Përveç sa më sipër, Qendra do të organizojë projekte të ndryshme arsimore, kulturore dhe artistike dhe aktivitete humanitare.
Në takim mori pjesë edhe Ekrem Ebibi, ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Sarajevë.
Numri i shqiptarëve në Bosnje dhe Hercegovinë është rreth 10 mijë dhe ata kanë dhënë një kontribut të madh për shoqërinë boshnjake në fusha të ndryshme. Pakica kombëtare shqiptare në Bosnje dhe Hercegovinë përbëhet nga shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria, Serbia dhe Mali i Zi të cilët kanë nënshtetësi boshnjake.
